Është zvogëluar mbështetja e qytetarëve për anëtarësimin në BE, besimi po bie, ndërsa edhe në tërësi – nuk ka lajme të mira në rajon rreth zgjerimit. Integrimi ekonomik duhet të shkojë paralelisht me atë politik, përcjell Nistori.
Nëse këto procese lëvizin të ndara, ashtu siç ekzistojnë angazhime, është e mundur të kemi një rritje ekonomike të caktuar, por të menaxhohemi nga autokratët.
Baza për këtë është hedhur poshtë, retorika antiperëndimore në mediume në të gjithë rajonin është në rritje të pabesueshme dhe ka tendencë të bëhet dominante nëse tashmë nuk është, ndërsa edhe si rajon po shkojmë prapa në demokraci, tha presidenti Stevo Pendarovski në tryezën e sotme të rrumbullakët të ambasadorëve “Inkuadrimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së: tregim i gjatë i (pa)përfunduar – Qëndrueshmëria e kursit të politikës së jashtme të Maqedonisë”. /Nistori/
Organizatat ndërkombëtare kërkojnë ndaljen e sulmeve ndaj gazetarëve në Kosovë
Qendra Evropiane për Liri të Mediave, Federata Evropiane e Gazetarëve, dhe disa organizata të tjera për mbrojtjen e…