Policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovës ditë më parë kanë arrestuar 56-vjeçarin Gj. T. nga Tetova, pasi i njëjti dyshohet se kundërligjshëm ka riemituar kanale televizive dhe të njëjtat ua ka shitur banorëve të Tetovës.
Kanalet i ka riemituar pa poseduar licencë përkatëse dhe tetovarëve për këtë u ka kërkuar para.
“Gjatë bastisjes në shtëpinë e Gj.T. të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe marrë: 11 drimbokse, 3 shtëpiza të kompjuterit, pistoletë dhe plumb, pushkë gjuetie, 2 celularë…”, qëndron mes tjerash në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ai është mbajtur në stacionin policor në Tetovë dhe në koordinim me prokurorin publik do t’i shqiptohet shkresa përkatëse. /Nistori/