“Seç u mbush e shkreta Vlorë, plot me krushq e me dasmorë”

    Lasgush Poradeci

    Shqipëri! moj nëna ime,
    Më ke rritur me thërrime!
    Shqipëri! të qofsha falë,
    Të kam nënë e më ke djalë
    ********
    Ç’u mbush mali me dëborë,
    Ç’u mbush deti me pamporë,
    Seç u mbush e shkreta Vlorë
    Plot me krushq e me dasmorë,
    S’janë Toskë e Malësorë
    Me flamur të kuq në dorë
    Si dhëndurë me kurorë.
    Ç’u zbardhë malet, ç’u zbardhë:
    Nga çdo anë seç na ardhë
    Shqipëtarët gunë-bardhë,
    Seç na ardhë palë-palë
    Duke rutulluar malë
    Kush më këmb’e kush më kalë
    Kush më shpejt, kush më ngadalë;
    Kush i lum e kush i gjorë
    Kanë zbritur mun në Vlorë,
    Mun në Vlorën e lirisë,
    N’atë thelb të Shqipërisë. 

    Lajmi Paraprak

    Katër shenjat që jep trupi kur keni probleme me zemrën

    Lajmi i rradhës

    Pesë libra nga nobelisti Gabriel Garcia Marquez

    Lajme tjera

    “Baba i vogël”

    Li-Young Lee E varrosa tim atë në qiell.Qysh atëherë, zogjtëe lajnë dhe e krehin çdo mëngjesdhe ia ngrenë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë