Vazhdon debati për gjyqtarët kushtetues në Maqedoni

    Tatjana Vasiq Bozaxhieva është kandidatja për gjyqtare kushtetuese për të cilën ka debatuar sot Komisioni për zgjedhje dhe emërime. Ajo është propozuar nga shumica parlamentare, ndërsa sipas VMRO-DPMNE-së është kandidate e propozuar drejtpërdrejt nga ish-kryeministri Zoran Zaev.

    Sipas deputetit Petar Risteski nga VMRO-DPMNE, qeveria ka nevojë për gjykatës të bindur dhe mendon se pikërisht për këtë arsye besimi në sistemin e gjyqësisë është vetëm 8%.

    Deputeti nga radhët e shumicës parlamentare, Pançe Minov, tha se kolegët e tij nga opozita flasin me gojën plot për mosfunksionimin e institucioneve dhe sistemit gjyqësor në vend, ndërsa ata vetë po e bllokojnë punën.

    Deri më tani është mbajtur debat për 2 kandidatë, prej të cilëve ka kaluar vetëm kandidati i propozuar nga LSDM-ja, Fatmir Skender, ndërsa profesoresha Rodna Zhivkova e propozuar nga VMRO-DPMNE nuk ka marrë mbështetje nga Komisioni.

    Nga gjithsej 9 kandidatë, vetëm 3 duhet të zgjidhen për gjyqtarë kushtetues. Në mesin e kandidatëve të propozuar nga LSDM-ja është edhe prokurori republikan Ljubomir Joveski.

    Lajmi Paraprak

    Deutsche Welle: Ja si nisi Lufta e Dytë Botërore

    Lajmi i rradhës

    Prindërit reagojnë ndaj ministres Trençevska: Nuk ka asistentë arsimorë për nxënësit me aftësi të kufizuara

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë