Duket se Korridori 8 dhe 10D nuk do të nis punët këtë vit. Premtimet e para se, në prill, pastaj në gusht, nuk do të realizohen. Është ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski ai që dje, ka informuar se akoma nuk ka përfunduar përzgjedhja e mbikëqyrësit dhe konsulentit për autostradat e Korridorit 8 dhe 10D.
Tenderi për konsulentin dhe mbikëqyrësin e zgjedhur muaj më parë, tashmë është anuluar, ndërsa sqarimi i ndërmarrjes “Rrugët Shtetërore” ishte se kompania kroate që kishte fituar tenderin, nuk kishte dorëzuar garanci bankare.
“Pas përfundimit të procedurës së re për zgjedhjen e mbikëqyrjes dhe konsulentit për autostradat, të cilat do t’i ndërtojë konsorciumi ‘Bektel dhe Enka’, punët përgatitore pritet të përfundojnë deri në fund të vitit, ndërsa pas projektimit dhe shpronësimit – gjatë vitit të ardhshëm të ketë punë në teren”, tha dje ministri Boçvarski, ndërsa shtoi se edhe ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar, bashkë me disa seksione të tjera të autostradave – është në prioritetet e Qeverisë përmes Ligjit të miratuar me investitorin strategjik “Bektel dhe Enka”. /koha/