Taravari: Ngjarjet e fundit në BDI janë lojë fëmijësh

    Ka pasur përçarje çdoherë në BDI, kur vijnë zgjedhjet ata bashkohen. Duke komentuar ndodhitë e fundit në BDI ushtruesi i detyrës Kryetar i ASH Arben Taravari në emisionin Klan Debat thotë se nuk sheh diçka serioze përveç se lojë fëmijësh.

    Në lidhje me bashkëpunimin e ASH-së me “grupin e zjarrit” brenda BDI-së Taravari, tha se për momentin nuk kanë biseduar.

    “Tash për tash nuk kemi biseduar. Këta ngjarjet e fundit në BDI ma kujtojnë një fenomen në psikologji dezhavu, nuk e di si do të zhvillohen aktivitetet dhe nuk dua të hyjë në punët e brendshme të partive tjera”.

    “Nuk kam ndonjë përgjigje dhe as që e kam menduar deri më tash, do ta bëjmë si grup, nuk shohim diçka serioze më shumë na duket si lojë fëmijësh. BDI çdo herë ka pasur përçarje por prapë i sheh të bashkuar para zgjedhjeve”, tha Taravari.

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: Lufta në Ukrainë solli krizë energjetike dhe sfida të sigurisë

    Lajmi i rradhës

    Personat mbi 40 vjeç duhet të bëjnë Kolonoskopi, për arsye shumë të rëndësishme shëndetësore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë