Janë siguruar provat e nevojshme për denoncimin e Muaremit

    Prokuroret e krimit të organizuar Vilma Ruskovska, Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska në ditët në vijim do të merren në pyetje në Prokurorinë Publike të Shkupit.

    Më herët, ish-drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, ka ngritur kallëzim penal ndaj tyre për shpërdorim të detyrës zyrtare, bastisje në zyrat e Drejtoris.

    Prokuroria e Shkupit njofton se parashtruesi i ankesës Muaremi, tashmë është marrë në pyetje, ndërsa së shpejti do të thirren prokurorët e denoncuar. Nga aty shtojnë se prokurori kompetent duke vepruar pas kallëzimit tashmë ka siguruar provat e nevojshme materiale.

    Pikërisht për shkak të kallëzimit penal kundër Ruskovskës, Këshilli i Prokurorëve Publikë vendosi që ajo të shkarkohet nga pozita e kryetares së Prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar për të mos ndikuar në procedurë.

    Për të njëjtat arsye edhe Muaremi ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit në Policinë Financiare. Ai e kallëzimin e bazon në raportin e prokurorit republikan Lubomir Joveski, në të cilin thuhet se prokurorët kanë bërë një sërë lëshimesh gjatë bastisjes në Policinë Financiare.

    Lajmi Paraprak

    “The Times” prezanton 12 vende për të mos i humbur në Shqipëri

    Lajmi i rradhës

    Theksohen manipulime me sasinë e produkteve dhe çmimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë