Çfarë hanin spektatorët në Kolose kur gladiatorët luftonin për vdekje

    Spektatorët në Koloseun e Romës hanin ullinj, fruta dhe arra teksa shikonin gladiatorët duke luftuar për vdekje, thanë arkeologët.

    Zbulimi erdhi pas gërmimeve në kanalizimet nën arenë ku u gjetën mbetje ushqimore 1900-vjeçare.

    Arkeologët besojnë se ato janë mbetjet e ushqimeve të ngrëna nga spektatorët romakë dhe ekipi zbuloi gjithashtu fragmente kockash të kafshëve që luftuan në arenë, raporton Daily Mail.

    Rezultatet e studimit të Parkut Arkeologjik të Koloseut u prezantuan nga drejtoresha e tij,  Alfonsina Russo.

    Ekipi i saj filloi një hetim në janar të këtij viti për të kuptuar më mirë funksionimin e kanalizimeve nën pjesën jugore të amfiteatrit 2000-vjeçar.

    Arkeologët kanë gjetur gjithashtu fara dhe fruta të lashta të bimëve të kultivuara, duke përfshirë fiq, rrush, pjepër, ullinj, pjeshkë, qershi, kumbulla, arra, lajthi dhe arra pishe./euronews.al/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria e Kosovës thotë se bën dialog me serbët, por jo publikisht

    Lajmi i rradhës

    Pavarësia e Shqipërisë – Shqiptarët i riktheu në familjen europiane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë