Dorasi Sokol Halili, ka vrarë veten pasi ditë më parë vrau ish-gruan shtatzënë

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se pas një pune intensive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e Sokol Halilit dhe i njëjti përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi ka vrarë veten.

    Sveçla në një postim në Facebook shkruan se Policia e Kosovës si dhe Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.

    “Pas një pune intensive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.

    Policia e Kosovës si dhe Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, shkruan Sveçla. 

    Lajmi Paraprak

    Analitika: Rreth 70 për qind e nxënësve janë dëshmitarë të sjelljes së dhunshme nëpër shkolla

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq e quan Kurtin “llum terrorist”, reagon BE: Tregoni sjellje europiane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë