Rifillon gjyqi për deponinë jolegale në Strugë

    Gjyqi për deponinë ilegale në Strugë, pas ndërprerjes njëvjeçare, rifillon të martën, më 17 janar. Pothuajse dy vite nga fillimi i procesit gjyqësor, gjykimi është rikthyer nga fillimi sepse Gjykata e Apelit në Manastir e ka kthyer lëndën në Gjykatën Themelore të Strugës. Përfaqësuesi ligjor dyshon në synimet e gjykatës së Manastirit.

    “Është simptomatike që Gjykatës së Apelit në Manastir i është dashur gati një vit për të konstatuar paqartësi në kërkesën e padisë. Në këtë kontekst, dua të përmend se vetë padia konsiston në marrjen e masave të menjëhershme dhe urgjente për të parandaluar dëmtimin e ardhshëm të shëndetit dhe jetës së banorëve të Strugës…”, tha Gligorie Qatoski – avokat.

    Gjykata e Apelit në Manastir paraprakisht i ka pranuar ankesat e të pandehurve, përkatësisht komunës së Strugës, ndërmarrjes komunale dhe Ministrisë së Mjedisit. Sipas shpjegimit, padia kishte paqartësi.

    “Nuk do doja të mendoj se kjo është vonesë e qëllimshme e procesit. Besoj në vendimmarrje korrekte nga gjykatat, në procedurë…”, u shpreh Gligorie Qatoski

    Paditës në këtë rast është Asociacioni i Juristëve të Rinj. Ata kërkojnë që gjykata të ndalojë hedhjen e mëtejshëm të mbeturinave në afërsi të Strugës, si dhe të pastrohet dhe rivitalizohet e gjithë hapësira e deponisë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE: Kjo Qeveri nuk ka mandat për të ndryshuar kushtetutën

    Lajmi i rradhës

    Edhe viti 2023 do ta gjejë Hasanbegun pa çerdhe fëmijësh në shqip

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë