Disa lokale në Çarshinë e vjetër të Shkupit kanë uzurpuar hapësirat publike

    ARIFI: AKSIONET E TILLA JANË TË VËSHTIRA, POR DO TË JENË TË VAZHDUESHME

    Një pjesë e lokaleve në Çarshinë e vjetër të Shkupit kanë uzurpuar vende publike. Kanë zgjeruar objektet e tyre me ndërtimin e taracave.

    E për këtë, siç njofton KlanM, Inspektorati Shtëtëror i Ndërtimtarisë dhe Urbanizmit ka dalë në terren.

    Disa prej tyre janë pa leje e disa po, por numër të saktë do të jep Inspektorati atëherë kur do të mbarojë i gjithë aksioni thotë drejtori Fatmir Arifi.

    “Inspektorati i Ndërtimtarisë sot ka bërë isnpektim këtu në Çarshinë e Vjetër të Shkupit duke mbyllur disa lokale pasi kanë ndërtuar këtu disa ndërtime pa leje”.

    Arifi, siç njofton KlanM, preferoi të jep deklaratë pasi të kryhet i gjithë aksioni. Por përmes telefonit tha kjo do të jetë punë e rëndë por aksionet do të jenë të vazhdueshme.

    “Do të jetë një punë e vështirë por këto aksione të shoqëruara me polici kundër uzurpimit të hapsirave shtetërore dhe ndërtimeve pa leje në Çarshinë e Vjetër do të jenë të vazhdueshme” – deklaroi Fatmir Arifi, drejtor në Inspektoratin Shtetëror të Ndërtimtarisë dhe Urbanizmit.

     Pronarët e lokaleve nuk deshën të flasin para kamerës por një pjesë e tyre thanë që ata e kanë gjithë dokumentacionin e duhur dhe gjatë këtyre viteve kanë kontribuar në gjallërimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    Autostrada të papërfunduara prej vitesh në RMV

    Lajmi i rradhës

    Policia arriti të kap të burgosurin me dokumente të falsifikuara

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë