Nënat

    Azem Shkreli

    Ato lahen në gazin
    Tonë në lotët e tyre.

    Bëhen rojë murane
    Te krojet e shterra të gjirit.

    Në ballin tonë përherë
    U bëjnë dritë shejte gishtat.

    Ditët na i prarojnë dhe rrugët.
    Me nga një bekim më t’mirin.

    Me rrëmetën e krrusur t’moteve
    Na ruajnë nga hijet e liga.

    Një ditë shkojnë si të shkonin
    Të mos vijë më vdekja.

    E s’na kërkojnë asgë
    Pos një grusht dhe mbi krye.

    Shkojnë. E sa herë vdes nënë
    Vdes nënëmira ime. 

    Lajmi Paraprak

    Rritet numri i nxënësve në RMV me deformime në shtyllën kurrizore

    Lajmi i rradhës

    Portalet pa adresë “vdesin” edhe njerëz të gjallë

    Lajme tjera

    I PAMPOSHTUR

    Poezi nga: William Ernest HenleyPërktheu: Alfred Kola Nga nata që më ka mbuluarPol më pol si gropë nxirosurÇ’është…
    Më tepër

    NËNA

    Mahmoud DarwishPërktheu: Elmaz Fida Nëna jote është nëna jote,dhe ti je biri i saj, sa herë jeni bashkë,kurse…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë