Mbramja asht larg

    Martin Camaj

    Mbramja ashtë larg
    e ti je atje mbi kodër të blerueme
    ku gurzit që bashin zhurmë
    i përpiu dheu.

    Ti je atje me të bijën e heshtjes
    e me shoqe tjera e mendon për mue.
    Unë jam në detin e tingujve

    e ndër gjujt e mij ndieva
    peshen e tramit tue u ndalue me turr.
    Mandej i lëshova vendin një të vjetri
    e mes tallazit të krahve thashë:
    mbramja ashtë larg e ti andej lumit.

    Heshtja prek qiellin me dorë
    E ti atje mbi kodër të blerueme
    njeh gjurmët e diellit npër qiell. /KultPlus/

    Lajmi Paraprak

    Kurti: Marrëveshja bazë mes Kosovës e Serbisë, avancim drejt njohjes së ndërsjellë

    Lajmi i rradhës

    “Rritet numri i të miturve që përfshihen në vepra kriminale në Shqipëri”, VOA: Ekziston rreziku i shfrytëzimit të tyre nga bandat

    Lajme tjera

    I MIRË, PO PËR ÇFARË?

    Bertolt Brecht Bëj përpara: po dëgjojmëQë je burrë i mirë.Nuk blihesh, mirëpo edhe rrufejaQë godet shtëpinëNuk blihet.I qëndron…
    Më tepër

    Klithma e Kosovës

    Luan Rama Kjo fotografi e fotografit francez Georges Merillon, që nga dita kur mori çmimin e fotografisë më…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë