Evgeniy Maloletka nga agjencia e lajmeve Associated Press, është shpërblyer për fotografinë më të mirë të vitit, për pamjet që ka kapur në një spital të maternitetit në Mariupol, pasi ndërtesa është sulmuar nga raketat ruse.
Çmimet u janë ndarë edhe disa fotografëve tjerë, në disa kategori.
World Press Photo – që ka ndarë çmimet – është organizatë joqeveritare, e cila e mbështet gazetarinë përmes fotove.
Fituesit e këtij viti janë zgjedhur në mesin e 60.000 aplikimeve nga 127 shtete. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Evgeniy Maloletka, Associated Press.
Mungesa e vendeve të punës dhe vështirësitë ekonomike, kanë ndikuar në rritje të tregtisë ilegale me organe në Afganistan.
Gazetari Mads Nissen nga Politiken/Panos Pictures është shpërblyer për temën, Çmimi i Paqes në Afganistan, të cilën e ka treguar përmes disa fotografive.
Mads Nissen, Politiken/Panos Pictures
Mads Nissen, Politiken/Panos Pictures
Ujërat e banjave besohet se kanë veti shëruese.
Fotografja Anush Babajanyan është shpërblyer për fotografitë më të mira në një projekt afatgjatë.
Anush Babajanyan, VII Photo/National Geographic Society
Qasja e banorëve lokalë në rrugën kryesore, është bllokuar nga vërshimet që janë shkaktuar gjatë ndërtimit të digës Toktogul në vitet 1960.
Anush Babajanyan, VII Photo/National Geographic Society
Fotografi e 18 marsit 2019.
Protestat kanë nisur në shtator të vitit 2022, pasi Mahsa Amini, 22-vjeçare, ka vdekur sa ka qenë në mbajtje policore. Ajo është ndalur nga autoritetet, me arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet shaminë në kokë.
Fotografi me autor anonim.
Fotografët që i kanë bërë fotografitë në Iran, mbeten anonimë për arsye të sigurisë.
Fotografia është bërë më 18 prill 2022.
Alkis Konstantinidis, Reuters.
Evgeniy Maloletka, AP
Evgeniy Maloletka, AP
Evgeniy Maloletka, AP
Çifti është martuar derisa Oksana ka qenë në spital, dhe Viktori e ka bartur atë sikurse në fotografi, për ta realizuar kërcimin e parë.
Emilio Morenatti, AP
17
Një grua iraniane shihet e ulur në një karrige, në një shesh me shumë qarkullim në Teheran, duke e sfiduar ligjin për mbulesë në kokë.
Fotografi e 27 dhjetorit 2022.
“Disa ditë pas vdekjes së Mahsa Aminit, kam ecur në Bulevardin Keshavarzi dhe e kam parë një turmë me burra dhe gra, të vjetër e të rinj, duke bërtitur diçka që unë nuk e kam dëgjuar kurrë më parë: Gra, Jetë, Liri. Më ka dhënë jetë, ka qenë emocionuese”, ka thënë ajo.
Fotografi me autor anonim. /REL/