GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT (Tabela)

    Deri më 06.06.2021, janë regjistruar gjithsej 155.418 raste me COVID-19 (I=7.511,1/100.000).

    Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në në Shkup, Prilep, Kumanovë, Tetovë dhe Manastir, ndërsa mortalitet më të madh ka në Ohër, Prilep, Kavadar, Krushevë, Gjevgjeli dhe Negotinë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Krushevë, Prilep, Radovish, Strumicë, Dibër dhe Strugë. (Tabela 1)

    Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV, deri më 06.06.2021

    Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Kavadar me со 11.974,3 në 100.000 banorë, Negotinë (11.269,3/100.000) dhe Shkup (11.101,3/100.000), përderisa incidencë më e vogël 3.206,2 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Makedonski Brod (Tabela 1, Kartogrami 2).

    Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV

    Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 77.870 meshkuj dhe 77.548 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 7.512,7/100.000, ndërsa tek femrat 7.509,6/100.000.

    Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 101 vjet (mosha mesatare – 46,2 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 40.025 (25,8%)  me morbiditet specifik prej 10.442,5/100.000. Morbiditet më i ulët, 1.296,3 dhe 2.734,1 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 1.298,0 dhe 2.738,1 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

    Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=155.418)

    Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.513) është regjistruar në 30.03.2021.

    Nga java e 9 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 13 të vitit 2021 (n=7.924) (Grafiku2). Pas disa javësh me një stabilizim të numrit të rasteve të reja, vihet re një rënie e numrit të të sëmurëve.

    Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, deri më 06.06.2021 (n=155.418).

    Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle,  Qendrat e COVID pranë Klinikave universitare të dermatovenerologjisë, neurologjisë, gastrohenteropatologjisë dhe nefrologjisë, Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles,  Koçan, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Gjevgjeli, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina), për momentin ka 130 persona të hospitalizur, nga të cilët 64 janë në terapi me oksigjen dhe 3 ventilim mekanik invaziv.

    Të dhënat në vazhdim u referohen të dhënave deri më 04.01.2021.

    Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,8%), plogështi (40,1%), kollë (40,8%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (27,0%), dhimbje të kokës (21,9%), dhimbje të muskujve (18,1%), dhimbje të fytit (14,1%) dhe vështirësi në frymëmarrje (9,8%).

    Tek 17.126 ose 23,7% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.

    412 (1,8 %) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 58 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 119 kanë qenë pa simptoma.

    3.439 (4,8%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.

    Tek 22.444(31,0%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 15.323 sëmundje kardiovaskulare, 5.842 diabet, 2.843 me sëmundje të mushkërive dhe 3.986 me sëmundje të tjera kronike. Tek 4.800(63,3%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

    1.029 (1,4%) janë raste të importuara, 11 janë detektuar në pikat hyrëse-dalëse. 23.054 (32,0%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

    Janë regjistruar 5.458 raste të vdekjes (Lt = 3,5%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  08.04.2021 (n=49), ndërsa sipas javëve në javën e 14 të vitit 2021  (n=293) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=4.495) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 1.172,7/100.000. Janë regjistruar 3.382 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 2.076 raste të vdekjes tek femrat.

    3.819 kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=3.204), diabet (n=1.358) dhe sëmundje të mushkërive (n=603).   

    Janë regjistruar edhe 30 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 6  gra shtatzëna.

    333 (6,1%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 5.125 (93,9%) në spital.

    Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, deri më 06.06.2021 (n=5.458)

    Nga 15.02.2020-06.06.2021 janë kryer gjithsej 815.893 testime nga të cilat 155.418 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 394.309 teste në 1.000 000 banorë. 

    Tabela 2.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut

     (n=815.893)*

    *9 raste janë vërtetuar në laboratorë jashtë vendit

    Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 464 persona (0,30%) janë raste aktive 149.496 raste (96,2%)  persona janë të shëruar të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 4)(Grafiku 5).

    Nga këto 6.609 (4,4%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 142.887 (95,6%) në trajtim shtëpiak.

    Grafiku 4. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm deri më 06.06.2021 (n=155.418)

    Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive | Instituti i shëndetit publik

    Lajmi Paraprak

    “Nermin hajde”, thirrja e dhimbshme e të atit në Srebrenicë që u përjetësua në vepër arti

    Lajmi i rradhës

    Kosovë-Greqi dhe Turqia (Serbia) në mes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë