Në mars të vitit 2022, kur pushtimi rus i Ukrainës ishte në kulm, Serhii Nuzhnenko i Radios Evropa e Lirë ishte një nga fotoreporterët e parë që hyri në qytetin e Buçës.
Më shumë se një vit më vonë, fotografi vizitoi sërish disa prej lokacioneve të shkatërruara që fotografoi atëbotë, dhe pa një transformim të madh.




![Olha, banore e Buçës, thotë për Radion Evropa e Lirë: “Kur babai im ndërtoi shtëpinë tonë, ai bëri një bodrum poshtë dhe na tha: Nëse ndodh ndonjë gjë, ky është strehimi juaj nga bombat”. “Kur ndodhi [pushtimi], jashtë pamë tanke duke qëlluar në oborrin tonë. Ne nxituam tek ai bodrum”, kujton ajo.](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-ac87-08db61bd9dda_w650_r0_s.jpg)



















