Arben Taravari, kryetar i ASh-së, i qendron idesë së tij të mëparshme që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen bashkë me ato presidenciale. Sipas tij, dy janë arsyet pse duhet të mbahen zgjedhje të dyfishta, e para për shkaqe financiare dhe e dyta që mos nxirret popullata brendas disa muajsh dy herë për të votuar.
“Unë e kam thënë edhe më para se si shtet i vobektë nuk na duhen dy pale zgjedhje. Unë jam ithtarë i asaj që në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Nuk mendoj se ka edhe populli, por edhe partitë politike kondicion që brenda dy-tre muajsh të mbahen dy palë zgjedhje”, deklaroi kryetari i ASh-së, Arben Taravari.
Sipas Taravarit për zgjedhje të dyfishta do të duhet koncensus mes të gjitha subjekteve politike të vendit.
Kasami e pranon se për rrugën Tetovë – Prizren ende nuk ka projekt konkret
Derisa nga Kosova po bëhen hapa konkretë për realizimin e lidhjes rrugore Prizren–Tetovë, në anën tjetër të kufirit…






