‘Ajo që s’e them’

    Azem Shkreli

    Ajo që s’e them s’është foshnje që përkundet
    Kot së koti dhe rritet. S’është as vala
    Që lyp brigje të tjera dhe nuk mundet
    Është burim për të cilin digjet etjes fjala

    Ajo që s’e them s’është hije. As tehu që hasi
    Në gurin e së pathyeshmes dhe u lakua në dëshprim
    Dhunë e dhëmbjes është. Klithja që plasi
    Kupën e ëndjes sate dhe të durimit tim

    Ajo që s’e them s’është kullë e shembur brenda
    S’është dënim i dashjes dhe nuk është e huaj
    Njerëz e njolla e gjithë ç’ju përmenda
    Ajo nuk është guri im mbi varrin tuaj

    Ajo që s’e them s’është heshtje. As magjia
    E lashtë e saj që ja dimë të fshehura halët
    Dhe do t’i trembet kobit të vet zbraztia
    Kur të ja flak unë fytyrës leckat fjalët.

    Lajmi Paraprak

    Kryetari i Ulqinit thirrje për protestë, thotë se Plazhi i Madh nuk jepet e as nuk shitet

    Lajme tjera

    Nënat

    Azem Shkreli Ato lahen në gazinTonë në lotët e tyre. Bëhen rojë muraneTe krojet e shterra të gjirit.…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë