BILLY

    Lou Reed
    Përktheu: Fadil Bajraj

    Billyn e kam pasur shok të mirë,
    u rritëm së bashku që nga mosha nëntë vjeçe
    Shkuam në shkollë: ishte shoku im më i mirë,
    dhe kujtoja se miqësia jonë kurrë s’do të përfundonte…

    Në shkollë të mesme luante bejzboll
    e unë, bash asgjë s’bëja
    ai shënonte gola ndërsa unë luaja bilardo
    dhe askush s’mund t’i binte në fije se cili prej nesh ishte budalla.

    Pastaj që të dytë shkuam në kolegj
    ai e studio mjekësinë ndërsa unë gjethnajat,
    ai mori dhjetëshe, e unë dështova,
    ai u dha pas doktoraturës

    Pastaj unë vendosa të braktis shkollën
    Gjërat u përkeqësuan
    Billy mbet aty, u bë praktikant, pastaj mjek,

    Atëherë ia krisi lufta, e ai duhej të shkonte
    por unë jo: unë isha mentalisht i paaftë
    apo diç të tillë thoshin, e kështu me radhë –

    Kur u kthye nuk ishte bash i njëjti,
    nervat I kishin plasur – por jo mua –
    Herën e fundit kur e pashë s’mund e duroja më:
    nuk ishte Billy që e njihja, ishte si të flisje me mur

    Billy ishte shok imi i mirë,
    U rritëm bashkë që nga mosha nëntë vjeçe.
    Bashkë shkuam nëpër shkolla
    dhe tash shpesh pyes veten se cili prej nesh qe budalla

    Lajmi Paraprak

    RMV as nuk ka punëtorë të mjaftueshëm, e as nuk nuk merr punëtorë të huaj

    Lajmi i rradhës

    Një fenomen që nuk mund të justifikohet veç me të ikur e të palindur

    Lajme tjera

    Ditë e mahnitshme

    Dritëro Agolli Ditë e mahnitshme!Lulet lahen me vesë,Kuajt hingëllijnë e lopët pëllasin për viçat,Shtërgu në plepin pa majë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë