Ç’është socializmi?

    Përgatiti: Aurel Plasari

    Shkrimtari Edmondo De Amicis ishte socialist për nga bindjet, madje socialist edhe për nga përfshirja politike. Interesant ndërkaq se si “Mondi” e ka përshkruar socializmin me gojën e njërit nga personazhet në një libër të tijin, të vjetër e të harruar, “Një maj”:

    Socializmi? Ta them unë se ç’është socializmi! Është sëmundja e mendjeve të çrregulluara e të pakuptuara, është maska e ambicieve të sëmura … në rastin tuaj, ndërsa në rastin e të tjerëve a e di se ç’është? Është tmerri nga puna, është dalldia prej zilisë, është urrejtja ndaj çdo superioriteti, është tërbimi i të gëzuarit në kurriz të të tjerëve, është shpërthimi i të gjitha pasioneve më të ulëta dhe i të gjitha instinkteve më mjerane, që synojnë të zhdukin përgjegjësinë personale, të fshijnë çdo detyrë, të nderojnë vesin dhe të justifikojnë krimin. Ja ç’është socializmi! Dhe tani mbarova.

    Lajmi Paraprak

    Ushqimet që nuk duhet t’i hani pas palestrës

    Lajmi i rradhës

    Reagime politike për aksionin policor lidhur me mazutin / VLEN: të dyshuarit janë bosht i Gruevskit dhe Ahmetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë