Dalëngadalë…

    Dritëro Agolli

    Mbaruan të gjitha gjërat që kishte shtëpia:
    Në oborr u tha në fillim një dardhë,
    U shterr dhe pusi i madh tek avllia
    Ku kishte koliben qeni i bardhë.
    Dhe vdiqën njëri pas tjetrit

    Im atë, vëllezërit e tij, së fundi dhe nëna;
    Tani kam mbetur veç unë këtu nga të vjetrit
    Tek bulevardi zvarris këpucët e ngrëna.
    Kështu, më i vjetri nga fisi jam unë
    Gëzohem që rroj me miqtë e mi të hershëm të rrallë,
    Por ka edhe të tjerë, madje edhe shumë,
    Që thonë: “Ende ky gjallë”

    Këta që vdekjen ma ndjellin janë poetët,
    Poetët me njëri-tjetrin nuk duhen kurrë!
    Kur gripi më zë i ngrenë veshët
    Dhë bëjnë sikur u vjen keq: “Vërtet i sëmurë”?/KultPlus/

    Lajmi Paraprak

    Rrjetet sociale, thikë me dy presa

    Lajmi i rradhës

    Rekuiem për fjalosjen

    Lajme tjera

    ‘Jam pajtuar’

    Rexhep QOSJA “Jam pajtuar” me vendimin e kryetarit të atëhershëm të LDK-së, Ibrahim Rugovës, për ndërtimin e Shtëpisë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë