DËSHIRË …

    Dulce María Loynaz
    Përktheu: Maksim Rakipaj

    … Dhe jeta përtej përqafimit tënd mos shkoftë.
    Dhe unë me vargun tim në tëndin përqafim qofsha
    dhe krahët e tu më mbështjellshin të tërën në fërgëllim
    e jashtë mos mbettë as hija as dielli im …

    Horizont më qoftë përqafimi yt dhe udhë,
    udhë e shkurtër dhe i vetmi horizont i mishtë:
    dhe jetë përtej mos pastë … Dhe vdekja me
    këtë vdekje të ngrohtë në përqafimin tënd përngjaftë! …

    Lajmi Paraprak

    ÇORAPET

    Lajmi i rradhës

    Kallëzime penale ndaj dy-ish drejtorëve të Fondit për Inovacione, Festim Halilit dhe Kosta Petrovit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë