FAKTI ËSHTË, VETË DHIMBJA …

    Poezi nga: Ernest Hemingway
    Përktheu: Alfred Kola

    Fakti është, vetë dhimbja
    Nuk do zgjasë pafund në jetë,
    Të dëmton në k’të moment,
    Por me kohë shërohet vetë,
    Fakti është, edhe plagët
    Që të gjitha fillojn’ zbehen,
    Gjersa shenja të mos mbeten,
    Nga gjithçka që lanë prerjet,
    Fakti është, dhe e sotmja
    Ka të nesërme gjithsesi,
    Nëse nuk e gjen buzëqeshjen,
    Kam një unë, ta huash ti,
    Fakti është, dhe ndihmesa
    Rri pranë teje dhe pret orën,
    Por s’e di që nevojitet,
    Nëse ti nuk e zgjat dorën,
    Fakti është, dashurisë
    S’ia ndien prekjen kurrsesi,
    Gjer t’i lësh dikujt të dijë,
    Se kjo botë është me tepëri.

    Lajmi Paraprak

    Pesë mënyra për t’u ndjerë si në pushime edhe kur nuk mund të shkosh

    Lajmi i rradhës

    Tetovë, rikthehet turneu tradicional i futbollit “Dëshmorët e kombit”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë