FËMIJËT LUAJNË LUFTASH

    Bertolt Brecht
    Përktheu: Faslli Haliti

    Fëmijët luajnë luftash.
    Po rrallë qëllon të luajnë paqesh,
    sepse të rriturit bëjnë vazhdimisht luftë,
    ti bën “pum” dhe qesh;
    ushtari shtije
    dhe një tjetër më nuk qesh.

    Është lufta.

    Ka një tjetër lojë për ta shpikur:
    ta bëjë botën të buzëqesh,
    të mos e bëjë të qajë.

    Paqe do të thotë
    që jo të gjithëve t’u pëlqejë e njëjta lojë,
    që lodrat e tua
    t’u pëlqejnë edhe fëmijëve të tjerë
    që shpesh nuk i kanë,
    sepse ke tepër ti;

    që skicat e fëmijëve të tjerë
    nuk janë zhgaravina;
    që mamaja jote s’është krejt vetëm jotja;
    që gjithë fëmijët janë miqtë e tu.

    Dhe paqe akoma do të thotë
    të mos kesh uri
    të mos kesh të ftohtë
    të mos kesh frikë.

    Lajmi Paraprak

    Shqiptarët dhe forca shkatërrimtare ndaj objekteve të trashëgimisë!

    Lajmi i rradhës

    Dallimi midis diabetit të tipit 1 dhe 2 – Cili rrezikon më shumë zemrën

    Lajme tjera

    Ti

    Xhabir TabakuMë pëlqen kur qesh si fëmijë,kur flet me zâ të naltëe kërcen si flutura gëzimitedhe kur jét…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë