Korça është qyteti i shkollës së parë shqipe, është i kulturës, por edhe i fjalëve dhe shprehjeve të veçanta locale. Më poshtë janë disa ato më tipiket që mund t’i dëgjoni vetëm nga korçarët.
Imonik – Shalqi.
Lëpitka – Shapka (papuçe).
Furkulicë – Pirun.
Gardhirop – Dollap (mund të jetë transformimi korçar i gardërobës).
Mashka – Karfica të zeza të holla flokësh (por ju mund t’i mbani flokët edhe me kordhonkë!).
Ziqkë – Peshore dore.
Marauzhgë – Milingonë.
Farashkë – Lopatë e vogël me bisht për të mbledhur mbeturinat.
Peronë – Gozhdë.
Fufu – Furnelë me gaz.
Farashkë – Fshesë me bisht të vogël.
Fiqkë – Kopsë palltoje.
Kokoridhe – Fokët kaçurrela
Rripka – Lidhëse këpucësh.
Feçkë – Çapkëne (me përçmim).
Kukumalkë – Dhè i ngritur si formë mali.
Pezhishkë – Rrjetë merimange.
Koriçkë – Kore buke.
Ziqkë – Mjet që shërben për të peshuar.
Të argalisesh – Të qeshësh si punë e budallait
Ta thëntë prifti majë kokës – Vdeksh!
Mos m’u bëjë si francez/francezkë! – Mos u bëjë sikur nuk di, sikur nuk merr vesh!
Ç’m’i ke bërë flokët si Doktori i Luleve – Kur e tepron me stolisjen e pamjes.
Plaç të rëntë! – Shprehje kur kollitesh!
Të fshiftë mortja! – Mallkim i rëndë!
Ma ke mendjen lulkë – Je tralala nga mendja!
Bobo, moj korbeckë! – Moj e shkretë!
Më ngeli peronkë! – M’u bë fiksim!
Ik se t’u futa me lëpitkë! – Kur ia sjell tjetrit shpirtin në majë të hundës!
Katran me bojë – E bëre lëmsh.
Më je bërë si Xhuvi i Dasmave! – Njeri që futet gjithkund i paftuar!
Boll moj dhaskalicë – Mjaft na shite mend!
Ik me trëndelinë – Për njerëz të lehtë nga mendja.
Ç’më qesh si polic ore – Qesh me vonesë dhe kot!
Ç’më ecën ashtu si Kukja – Ke ecje të keqe, të shtrembët.