FOTOGRAFIA NGA SYRI I VERBËR – ndonjëherë nuk mund ta fotografoj atë çka dëshiroj, por duhet të pajtohem me fatin tim (Video)

    Betim Bregovina, një 35-vjeçar i verbër nga Obiliqi, ka realizuar ekspozitën e tij me fotografi në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Edhe pse me vetëm 1 për qind shikim, Betimi merret me artin e fotografisë tash e 15 vjet, njofton REL, përcjell Nistori.

    “Pasioni për fotografinë është ajo dashuria për natyrën, edhe zakonisht njeriu i ka përpjekjet për atë që e ka të vështirë për ta arritur ose të paarritshme. Unë mendoj të vazhdoj të fotografoj”, shprehet Bregovina.

    Betim Bregovina shkrep me kujdes të shtuar aparatin e tij, derisa ndien se ka bërë fotografinë që do. Betimi është gati plotësisht i verbër. Dritarja e shikimit të tij është vetëm 1% hapur. Lidhjen artistike me botën e mban me fotografi.

    Fotografi 35-vjeçar nga fshati Mazgit i Obiliqit ka 15 vjet që merret intensivisht me këtë art apo siç e quan ai, pasion.

    Përdorimin e aparatit e ka vetëmësuar dhe fotografitë i bën pa ndihmën e dikujt. Ai fotografon natyrën – më shumë malet dhe drurët. Njerëzit dhe objektet e vogla thotë se e ka të vështirë, e nganjëherë të pamundur t’i dallojë. Fotografitë e Betimit ndonjëherë janë abstrakte, pa dritë dhe kompozim, por përçojnë mundin dhe dëshirën që ka.

    “Ishte një pamje-natyrë, që mua më dukej shumë e bukur dhe mendoja më shumë për një kopertinë libri të mundshme, edhe nuk munda, dy-tri pamje më ikën ashtu prej autobusi. Nuk munda ta kap me objektiv. U bëra pak nervoz, por në fund u desh të pajtohem me fatin”, shton fotografi nga Obiliqi i Kosovës.

    Betim Bregovina është master i psikologjisë dhe është në përfundim të masterit në pedagogji. Me gjithë aftësimin profesional, ai është i papunë. /REL/Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Putin në “fazën e Millosheviqit”

    Lajmi i rradhës

    Dimitrov: Nuk ka presion mbi Komisionin historik

    Lajme tjera

    JEMI ÇKA HAMË

    Poezi nga: Andri Snaer MagnasonPërktheu: Maksim Rakipaj Gjyshi ishte 70% ujëgjyshi ishte 70% përroiqë prej rridhte prej malitpranë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë