Një ditë të caktuar, në gjithë Spanjën,
Bënë punëtorët të pushonin fabrikat. Hekurudhat
Rrinin të ftohta mbi shina. Pa dritë
Ishin shtëpitë, si dhe rrugët, telefonat,
ishin një tog teneqe pa dobi. Nuk
U jepej më dot urdhër policëve. Në vend të kësaj,
Flisnin masat midis tyre. Gjatë tri ditëve
Përdoruesit e aparateve të pushtetshme u treguan
Si sunduesit e tyre. Punëtorët, duke mos punuar më,
Treguan fuqinë e tyre. Ara pjellore,
Befas s’ish veçse një tokë gurishte.
Leshi i përpunuar s’e ngrohte më njerinë,
Të cilin qymyri në vatër më s’e ngrohte. Madje
dhe çizma e policëve
Do të kalbej dhe s’do të gjente asnjë pasues.
Atëherë,
E theu mosuniteti fuqinë e kryengritjes,
por edhe vetë këtu
Urdhërat e padronëve për pushimin e grevës
Gjatë shumë ditëve s’mundën të arrinin te
Masat: sepse lokomotivat
Ishin pa avull dhe të neveritura zyrat
postale. Pra, edhe këtu
U tregua
E madhja fuqi e punëtorëve.
AI mund të shkaktojë dëme të tmerrshme – duhet të kontrollohet
Nga: Stuart Russell OBE [Order of the British Empire], profesor i Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë [Berkeley] (titulli origjinal: AI…