Gazetarja që e varin lakuriq për ta bërë shembull të torturës mizore

    Ervina Toptani

    Kur u njoha për herë të parë me historinë e Bianka Balliçit, pësova një tronditje të thellë shpirtërore e psikologjike.

    Bianka Balliçi, njësoj si Pauline Petrela etj., zonja të huaja, provuan llavën e urrejtjes në lëkurë, sepse kishin një shpirt të madh, plot dashuri e dinjitet, mjaftueshëm për t’u torturuar në mënyrë çnjerëzore nga shtazët e pashpirt veshur me veladonin e vdekjes, me drapër e çekan në dorë.

    Bianka Balliçi ishte gazetare italiane, piktore, artiste, e cila vjen në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore si korrespondente e gazetës ku punonte. Në Shqipëri dashurohet e martohet me Adem Balliçin, djalë fisnik nga një familje e mrekullueshme qytetare nga Elbasani.

    Në vitin 1946 fillon kalvari i vuajtjeve për Biankën, bashkëshortin e familjen e tyre. Ata arrestohen, torturohen e burgosen. Bianka nuk e takon më bashkëshortin dhe si pasojë dashuria e tyre përskuqet dhunshëm nga hekuri i zjarrit e torturës komuniste.

    Bianka ishte vërtet siç e kishte emrin, e bardhë në shpirt e lëkurë, artiste që e adhuronte të bukurën, i donte njerëzit, me një buzëqeshje plot jetë, me flokë bionde e sy të mrekullueshëm të kaltër.

    Pasi e torturuan, Biankën e varin nga shpatullat, të lidhur në litarë, në një lloj mënyre torturuese që pesha e trupit të rëndonte aq shumë sa pjesa e shpatullave dhe e krahëve fillonin e shkëputeshin ngadalë prej pjesës tjetër të trupit, një lloj shqyerje e gjymtyrëve.

    Biankën e lidhën kështu, lakuriq, në mes të oborrit të burgut të burrave ku shumica e të burgosurve ishin miq të saj e të bashkëshortit.

    Bianka e bukur, aq e re, aq e pafajshme, që përveç bashkëshortit nuk kishte asnjeri tjetër në Shqipëri, qëndroi me sy mbyllur në acarin e dimrit, me gjakun që kullonte nga trupi e që ngrinte në currila ngjyre të errët prej të ftohtit.

    Të gjithë zotërinjtë që vuanin burgun komunist, u detyruan të dilnin ta shihnin një nga një si dënim këtë pamje, por askush nuk i ngriti sytë. Të gjithë qëndronin kokulur me lotët që rridhnin faqeve.

    Shumëkush, po atë ditë u torturua sepse guxuan të rebelohen për Biankën, e ndërsa muret e birucave përskuqeshin me gjak intelektualësh, si dënim për mos përlyerjen e tyre në krim, Bianka qëndronte heroikisht e varur, lakuriq me flokët e shpupuritur që kishin ngrirë nga gjaku, e me sytë e mbyllur duke pritur vdekjen që nuk vinte. Ah, zemra …Nuk ndalon zemra, kur njeriu dëshiron kaq shumë që ajo të mos rrahë më!

    Bianka, gruaja me shpirtin e emrin e bardhë, është ikone e kalvarit të vuajtjeve e dhimbjeve pa arsye, pa shkak, pa asnjë filozofi mbështetëse kuptimi. Bianka është viktima e absurdit dhe e urrejtjes shtazore të komunistëve antinjerëzorë ndaj njeriut!

    Lajmi Paraprak

    Erdogan: Netanyahu është “kasap i Gazës”

    Lajmi i rradhës

    Përbërja e re e Komisionit Antikorrupsion, dominojnë revizorët dhe të punësuarit në KShPK

    Lajme tjera

    Në ke mall…

    Avni Tahiri Në ke mallNë ke mall të ndjesh kombësinëEja dhe frymo ku unë frymojNë ke mall të…
    Më tepër

    Kënga e supës

    Bertolt Brecht 1. Kur të mos kesh supë, Si do të ankohesh? Duhet ta kthesh shtetin Të gjithin…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë