‘Gjeniu i turmave’ nga Charles Bukowski

    Ka mjaft pabesi, urrejtje, dhunë, absurditet,
    në njeriun mesatar,
    aq sa të furnizojë çdo ushtri, në çdo ditë të dhënë.

    Më të zotët për vrasje, janë ata që predikojnë kundër saj
    Më të zotët për urrejtje, janë ata që predikojnë dashuri
    Më të zotët për luftë, janë ata që predikojnë paqe.

    Ata që predikojnë Zotin, kanë nevojë për Zotin
    Ata që predikojnë paqën, nuk kanë paqe
    Ata që predikojnë paqe, nuk kanë dashuri.

    Kujdes nga predikuesit
    Kujdes nga të diturit
    Kujdes nga ata që gjithmonë lexojnë libra
    Kujdes nga ata që ose e urrejnë varfërinë
    ose janë krenarë me të.

    Kujdes nga ata që ngutën të thurrin lavde
    Sepse kanë nevojë t’ua rikthesh lavdin
    Kujdes nga ata që ngutën të cenzurojnë
    Ata kanë frikë nga ajo që nuk e dine.

    Kujdes nga ata që vazhdimisht kërkojnë turmat
    vetëm, ata janë asgjë
    Kujdes nga njeriu mesatarë, dhe femra mesatare
    Kujdes nga dashuria e tyre, dashuria e tyre është mesatare
    mesatarën kerkojnë.

    Por, gjeniu gjendet në urrejtjen e tyre
    Ka gjenialitet të mjaftueshëm në urrjetjën e tyre që të ju vrasë
    Të vrasë këdo.

    Duke mos dashur vetminë
    Duke mos e kuptuar vetminë
    Do jenë të gatshëm të shkatërrojnë çdo gjë
    Që është ndryshe nga ata.

    Duke mos qenë të aftë të krijojnë art
    Nuk do e kuptojnë artin
    Dështimin e vet do e konsiderojnë si krijes
    Vetëm si dështim të Botës

    Duke mos mundur të dashurojnë plotësisht
    Do besojnë se dashuria juaj është e pa plotë
    Dhe atëherë ata do urrejnë
    Dhe urrejtja e tyre do jetë perfekte
    Si një diamant vezullues
    Si një thikë
    Si një mal
    Si një tiger
    si kukutë*

    Arti i tyre më i mirë.

    *Kukuta është bimë helmuese.

    Lajmi Paraprak

    Për prostatën, stresin, zemrën – Kura popullore e vajit të farave të kungullit

    Lajmi i rradhës

    Kurti, i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë në takimin e Ohrit

    Lajme tjera

    “Albatrosi”

    Sharl Bodler Marinarët shpeshherë sa për shakagjuajnë albatrosa, këto shpezë të mëdha,bashkudhëtarë të plogësht që fluturojnë mbi detmbi…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë