I dashuni miku im …

    Pem’za Peso

    I dashuni miku im
    jam shumë e mërzitun
    mbase edhe mund ta dish
    ke bërë një ikje të keqe
    një lamtumirë në erë

    Ti e di se unë kam një zakon të keq
    kur mërzitem
    shkurtoj flokët
    po aq sa rritja e tyre
    zgjatë hidhërimi

    Tani që pemët u mbushën
    me shpresë të re
    dhe qielli me kangë
    është radha jote
    ta bësh një lamtumirë pendël të lehtë
    plumb të randë

    Lajmi Paraprak

    Çdo qytetar i RMV ka 5300 euro borxh

    Lajmi i rradhës

    U dëmtua buxheti për 137 milionë euro, prokuroria e RMV ka filluar hetimin ndaj 13 personave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë