Istrefi dhe Kabashi me fushatë në Venecia, Kosova po depërton me art edhe në Europë, por jo me liberalizim të vizave

    Filmi i gjatë artistik ‘Vera Andrron Detin’ me regji të Kaltrina Krasniqit dhe skenar të Doruntina Bashës, nesër në Bienalen e Venedikut do të ketë premierën botërore.

    Shkumbin Istrefi, njëherit edhe producenti i filmit sëbashku me artistin e mirënjohur Astrit Kabashin kanë filluar me një kampanjë për liberalizim e vizave nga Bashkimi Evropian.

    ”A film from Kosovo? Welcome Crew? Sorry, you need visa to ente EU”, thuhet në mbishkrimet e bluzave të dy artistëve.

    Vlen të ceket se filmi në fjalë ka për personazh kryesor një 64-vjeçare përkthyese e gjuhës së shenjave, që jeton në Kosovë. Ajo e sfidon burrin e saj patriarkal me qëllim që të mbrojë vajzën e saj të cilën ai e ka mohuar.

    Filmi “Vera Andrron Detin” me producent Shkumbin Istrefin, është bashkëprodhim i Puntoria Kreative Isstra (Kosovë), Dream Factory (Maqedoni e Veriut) dhe Papadhimitri Production (Shqipëri), dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike Kosovës, Agjensioni i Filmit i Maqedonisë Veriore dhe Qendra Kombëtare e Kinemaografisë në Shqipëri./Kultplus/

    Lajmi Paraprak

    Më mirë të hash para apo pas stërvitjes

    Lajmi i rradhës

    Pse qytetërimi amerikan do të vazhdojë ta dominojë botën

    Lajme tjera

    Dalëngadalë…

    Dritëro Agolli Mbaruan të gjitha gjërat që kishte shtëpia:Në oborr u tha në fillim një dardhë,U shterr dhe…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë