KËNGË PËR TË GJITHË ATA QË SHKURAJOHEN

    Bertolt Brecht

    Ata kanë ligjshmëri dhe urdhëresa,

    Kanë burgje dhe fortesa,

    Kanë roje burgjesh dhe gjyqtarë,

    Që marrin shumë të holla dhe janë të gatshëm

    për çdo gjë.

    Eh, po përse?

    Mos besojnë se me këto lehtë mund të na mashtrojnë?

    Para se të zhduken, dhe kjo do të vijë së shpejti,

    Ata do të kenë vënë re se të gjitha këto më s’u

    vlejnë për asgjë.

    Ata kanë gazeta dhe shtypshkronja

    Për të luftuar dhe mbyllur gojën

    (Burrat e shtetit s’ua numërojmë!),

    Kanë popë dhe profesorë,

    Që marrin shumë të holla dhe janë të gatshëm për çdo gjë

    Eh, po përse?

    Mos duhet të kenë kaq frikë të vërtetën?

    Para se të zhduken, e kjo do të vijë së shpejti,

    Ata do të kenë vënë re se të gjitha këto më s’u

    vlejnë për asgjë.

    Ata kanë tanke dhe topa,

    Automatikë dhe granata dore

    (Shkopinjtë e gomës s’ua numërojmë!),

    Kanë policë dhe ushtarë,

    Që marrin pak të holla dhe janë të gatshëm për

    çdo gjë.

    Eh, po përse?

    Mos kanë armiq kaq të mëdhenj?

    Ata besojnë se duhet të ketë një mbështetje,

    Ku të mbështeten duke rënë.

    Dhe le të bërtasin《Ndal sa më fort që të duan

    Sepse as të hollat as topi më s’i mbrojnë!

    Lajmi Paraprak

    Pezullohet gazetari i korruptuar në Francë, zbulohet skandali i blerjes së mediave ndërkombëtare

    Lajmi i rradhës

    “Qyteti i Shkupit pa strategji për përballje me qentë endacakë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë