Aromë dhemshurie

    Poezi nga Herman Çuka

    flokët e mamasë time

    gjithnjë kanë pasur një aromë

    të veçantë,

    një aromë të mirë shtëpie

    larë me ujë Gorice

    me lule mali trendeline

    të buta mëndafsh

    flokët e mamasë time,

    oh’ sa erë të mirë mbanin!

    ajo është larg sa një oqean

    por unë e ndjej këtu në

    shtëpinë time si fllad

    *

    flokët e mamasë time!

    oh’ tashmë mbajnë aromë

    të butë

    aromë të mirë si fëmijë

    Lajmi Paraprak

    Finlanda po vëzhgon nga afër ujërat e saj pas shpërthimeve të gazsjellësit rus

    Lajmi i rradhës

    Obligimi shtetëror “që shkel dinjitetin e njeriut”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë