”Mbretëria e rrënuar e Kosovës”

    Beqir Musliu

    Zemra kemi mundur t’i nxjerrim në secilin trëndafil
    Derisa bozhuret të ligjërojnë mbi atë mbretëri
    Që është rrënuar deri në gurin e fundit të themelit
    Përse nuk arritën ka krijojnë as pamjen e mykur

    Këtu asgjë nuk është në atë vend siç ka qenë
    As beteja që ka vallëzuar me koka dhe shpata
    Zllapohet tash gjaku e bozhuret hanë vetveten
    Në mungesë të bukës që e sosi mbretëria e marrë

    Luftëtarët i varëm për degët e historisë
    Kemi mundur t’i kërkojmë fëmijët tanë nëpër luftëra
    Të cilët na i mësuan emrat si të stërgjyshërve
    Apo i ndrydhën në këtë ditë që është jatagan

    Nëse prapë zë fill beteja atëherë ku jemi ne
    Do të ktheheshim në zanafillë apo do të mbylleshim
    Në zemrat e bozhureve si në zemrat tona robër
    Të ëndërrojmë parajsën e kuqe si vuajtjen tonë

    Por këtu gjithçka tjetër është rrënuar përveç nesh.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë ndodh me trupin nëse nuk hani pemë dhe perime?

    Lajmi i rradhës

    Stipe Mesiq: Kosova e pavarur është realitet dhe duhet të njihet

    Lajme tjera

    ‘Mos ma kujto’

    Dritëro Agolli E shkuara ka çaste dhe orë të hidhura, mos ma kujtopër shembull, më pe me duar…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë