Poezi nga Jorge Luis Borges

    Jo, s’mundem me iu dhanë zgjidhje krejt problemeve t’jetës
    s’kam përgjigje për dyshimet as për ndërdyshjet e tua
    veç mundem me t’ndigjue e gjithçka me nda me ty…

    Jo, unë s’mundem me e ndryshue
    as t’shkuemen e as t’ardhmen tande
    por n’se asht nevoja pranë vedit m’ke gjithnji

    S’mundem me i shmangë teposhtat e tua,
    veç dorën mundem me ta shtri e me të mbajtë mos me u rrzue
    Gëzimi yt, fitoret e tua, triumfi yt
    vërtet s’janë të miat
    po shpirti më gëzon i tani kur t’shoh me flatra

    S’gjykoj vendimet e marra n’jetën tande
    po me të mbështetë e ndjej detyrë,
    me të nxitë e me të ndihmue nëse ti më pranon!

    S’mundem me i vu cak qiellit kah vërtitesh,
    veç mundem me t’ofrue hapsinë të mjaftë
    që ti t’naltohesh

    S’mundem me ta shmangë as vuejtjen tande,
    kur ndonji ndëshkim zemrën ta lëndon,
    po mund t’përlotem me ty, e me i rimbledhë bashkë
    krejt gastaret e nji shpirti t’thyem e me rinis nga e para

    S’mundem me t’thanë as kush je, as kush duhet të jesh,
    veç mundem me të dashtë njashtu siç je
    dhe me mbetë përjetë Miku yt…

    (Perkthyer nga Jozef Radi) 

    Lajmi Paraprak

    Çfarë është roboti ChatGPT dhe pse përdoret?

    Lajmi i rradhës

    Çfarë është hiperprindërimi, kur kujdesi i tepërt dëmton?

    Lajme tjera

    Vdekja e babait

    Sabile Keqmezi – Basha Deri sa polici i tregonte nënës se çfarë kishe ndodhur me babin, unë, krejt…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë