Porosia e Nanës

    Poezi nga Esad Mekuli

    Për ke në dritë ju qita,
    o djelm!
    Për ke ju rrita,
    o bij`?
    Pse u gëzova unë në jetë?
    — Nanën po e leni sot
    kur kryet
    me mburrje për ju e ngrita;
    kur futën e zezë e hoqa;
    kur zjarmin në votër
    pa frigë e ndezim në mbramje —
    kur sofrën ma thatë s`e shtrojmë!
    Në dheun e huaj shkoni?
    Atje —
    ku vesh s`ju marrin:
    ku vllau të vllanë
    me bisht të synit shikon
    e punën e vet soll kqyrë!
    Atje —
    ku bima ndër ara
    thahet nën hanë;
    ku grizhlat sqep-mprehta
    frytet e vjeshtës s`parit shkretojnë!

    Atje —
    ku dheu i zi
    randë do t`ju peshojë mbi rreshtna
    pa etnit tuej për bri!
    Unë be po u qes,
    bre djelm —
    në trollin
    që shkelët si fëmi,
    në eshtnat e të parëve,
    në gjakun e derdhun për liri,
    në fatlumninë tuej e të nipave,
    në tamblin e gjive të mi` —
    m`i terni lotët që t`harroj çdo dhimbë:
    mos me u nda
    prej prehnit tim
    as vllau me vlla!

    Lajmi Paraprak

    Ambasada amerikane: Kosova dhe Serbia të tregojnë gatishmëri për të gjetur zgjidhje

    Lajmi i rradhës

    “Epidemia” e ikjes, psikologët: Pakënaqësia dhe pasiguria po përzënë shqiptarët

    Lajme tjera

    Një vajzë

     Ismail Kadare.  Duke të puthur ty, pa të dashurNë shpirt ai ty të plagoiBuzëpërgjakur nga të kuqtë e…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë