‘Shqiptarët janë vrarë me njëri-tjetrin kur nuk kanë pasur me kë të luftojnë’

    Fragment nga ”Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga Ismail Kadare.

    Shqiptarët janë një popull i ashpër e i prapambetur. Atyre që kur janë foshnja, u vënë në djep pushkën, kështu që pushka bëhet pjesë e pandashme e jetës së tyre. Duke u bërë që në vogëli një pjesë e qenies së tyre, si një element bazë i jetës së tyre, pushka ndikon drejtpërdrejtë në krijimin e psikikës së shqiptarit.

    -Por një gjë që njeriu e do dhe e adhuron me gjithë shpirt, natyrisht që ka qef edhe ta përdorë. Po përse mund të përdoret më mirë pushka?
    -Për të vrarë njerëz. -tha gjenerali.

    -Ashtu është. Shqiptarët gjithmonë kanë pasur dëshirë të vrasin ose të vriten. Ata janë vrarë me njëri-tjetrin kur nuk kanë pasur me kë të luftojnë. Ata në luftë i shtynë instikti i vjetër. Keni dëgjuar për gjakmarrjen? Kjo është një nevojë e diktuar nga natyra e tyre.

    Në paqe ata trullosen si gjarpëri në stinën e dimrit. Vetëm në luftë e tregojnë plotësisht vitalitetin e tyre. Lufta është gjendja normale e këtij vendi. Prandaj ata në luftë janë të egër, të rrezikshëm dhe të bëjnë dëm më shumë seç duhet./Kultplus/

    Lajmi Paraprak

    Adoleshentët që rrinë zgjuar deri vonë janë të rrezikuar nga problemet shëndetësore, duke përfshirë diabetin

    Lajmi i rradhës

    Epoka e Ankthit, dhe mënyra sesi duhet të përballemi me sfidat e mëdha që kemi përpara

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë