“Ti dhe hëna”

    Ismail Kadare

    Kësaj nate me hënë të vjeshtës
    Dola fushës të bredh kuturu.
    Retë shtohen me vrap pa reshtur,
    Hëna duket aty-këtu.

    Porsi vetë mendimet e mia
    Po më shtyhem ndër mend më shpesh
    dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
    si kjo hënë që duket mes resh.

    Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
    do të mbeten pa të, kurse ti
    në ëndërrimet e mia pa jetë
    perëndim s’do të kesh kurrsesi.

    Lajmi Paraprak

    Kallëzim penal ndaj policit kufitar, keqpërdori detyrën zyrtare

    Lajmi i rradhës

    Si funksionon rrjeti i trafikimit të qenieve njerëzore nga Lukashenko

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë