‘Deri në frymën e fundit’, një libër mbi një rrugëtim të trazuar dhe pa destinacion

    “Dashuria të kap si ethet apo si falimentimi… jo, jo, ethe ishin ato që ia kishin mbërthyer trupin, sado që përpiqej ta freskonte. Dashuria nuk njeh ligje, shkon mes të dashuruarve si t’i teket. Ajo e urrente. E dashuronte. E dashuronte kaq shumë, sa e urrente. Vetëm sepse ai ekzistonte.” – fragment, “Deri në frymën e fundit”, Anne Swärd.

    Në “Deri në frymën e fundit” (titulli në origjinal: Till sista andetaget), shkruar nga shkrimtarja Anne Swärd, pjesë e Akademisë Suedeze që prej 2019-s, rrëfehet përmes personazheve se si ndikon fëmijëria në jetën tonë prej të rriturish dhe si mund të çlirohemi prej saj.

    Laura Temple, e Irish Examiner, thotë: “Ndonëse, herë pas here, lexim disi i vështirë, historia provokuese dhe bindëse lidh mjeshtërisht marrëdhënien e prindërve të Losë me adoleshencën e saj, teksa eksploron këshillën e së ëmës “ruaju nga dashuria”, ndërsa Independet e cilëson si “Psikologjikisht i thukët… Anne Swärd rrëfen rrjedhshëm për dashurinë, tradhtinë dhe komplekset e zemrës së njeriut”.

    ‘Deri në frymën e fundit’, një libër mbi

    Ngjarjet vendosen në Suedinë e viteve ’70 kur një vogëlushe 6-vjeçare takohet me Lukasin, të dy fëmijë emigrantësh. Shkrimtarja na shoqëron në një rrugëtim të trazuar dhe pa destinacion, që i shtyn dy protagonistët të luftojnë për të gjetur atë fill që i lidh në mënyrë të pazgjidhshme.

    Lajmi Paraprak

    Brokoli të Pjekur Në Furrë në Vetëm 20 Minuta

    Lajmi i rradhës

    Pesë çrregullime ushqimore që ndoshta s’i keni dëgjuar më parë

    Lajme tjera

    Dehumanizimi dhe çlirimi

    Paulo Freire Ndonëse problemi i humanizimit ka qenë gjithmonë, nga pikëpamja aksiologjike, problem qendror i njerëzimit, tashmë ai…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë