Ndjenjë e pathënë…

    Poezi nga Teodor Keko

    Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
    fjalët ti m’i ktheve në harrim,
    në qiell është hëna, s’i them dot hënë
    s’të flas dot për mjegullën në agim.

    Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
    në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.
    Pastaj do të përkund në një djep-këngë,
    me hënën flokëve si karficë e bardhë.

    Dhe nëse rrugët për në zemër dot s’i gjen,
    më thuaj të t’i zgjas gishtërinjtë e mi.
    Mbi ta mbështete kokën,
    dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,
    brenda meje do të vërtitesh, shpirt!

    Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
    kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë,
    u këput një gjethe nga një pemë,
    e verdhë si harresa … ishte vjeshtë. 

    Lajmi Paraprak

    Vaji i peshkut | Kujdes me vitaminat D, E dhe A

    Lajmi i rradhës

    Përse fëmijët ecin në gishta dhe kur duhet të shqetësoheni?

    Lajme tjera

    MOS MA KUJTO!

    Dritëro Agolli E shkuara ka çaste dhe orë të hidhura, mos ma kujto për shembull, më pe me…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë