Luftoj për të krijuar institucione kulturore

    Sulejman Rushiti / Fotografia: Nistori

    Sulejman Rushiti
    Regjisor

    Luftoj për të krijuar institucione kulturore. Këtë e kam paguar me çmim të lartë diferencimi, si unë ashtu edhe të afërmit e mi.

    Kur kam patur në dorë vendimmarrje kam bërë maksimumin për t’i jetësuar ato! Jam krenarë për një sërë institucionesh në kohë rekord prej 18 muajsh!

    Gjithmonë kam vlerësuar se veçantia që duhet të kujdesen përfaqësuesit tanë politik është kultura (me gjithçka ajo përfshin) për ndryshe nuk ka logjikë të identifikohen si parti shqiptare!

    Andaj, nuk mund të rri indeferent, as që do të rri indeferent, kur përfaqësuesit politik, institucionet e pakta kulturore do t’i trantojnë si vende për të përmbushur apetitet e aktivistëve që nuk e kuptojnë se nuk e kanë vendin aty!

    Kemi qenë dëshmitarë në të kaluarën sa janë dëmtuar institucionet kur janë emëruar njerëz me “merita partiake”, jo të fushës.

    Për partitë mbase nuk kanë vlerë kultura, e institucionet kulturore por për mua dhe mijëra bashkëmendimtarët e mi kanë shumë vlerë andaj nuk do të heshtim kur do të propozoni për drejtorë teatri psh. njerëz që as si spektatorë nuk kanë qenë në teatër! Ka me qindra artistë që dinë të udhëheqin!

    Ne u angazhuam për ndryshim mentaliteti të veprimeve anadollake e arbitrare e jo për ndërrim figurash që do ta vazhdojnë avazin e vjetër, t’i përdorin institucionet në shërbim të aktivistave që lëvdojnë kryetarët në Facebook!

    Ligji është i qartë. Duhen minimum 5 vjet përvojë në fushën e kulturës për të konkuruar për drejtor institucioni kulturor.

    Sa lodheni kot të vraponi për të marrë vërtetime fallco nga shoqëri kulturo-artistike inekzistente që janë marrë me manifestime të tipit të synetlliqeve, më mirë caktoni artistë me përvojë e me dinjitet. Tani, ata nuk i bëjnë fresk kryetarit. Sigurisht që nuk i bëjnë, sepse janë njerëz me dinjitet. Intelektualë. Nuk janë përkulur as atyre përpara kur ka qenë edhe rrezik jete.

    Mirëpo besoj se nga e kaluara e afërt duhet ta dini se ata që bëjnë fresk, zhduken sapo të flladitet pak, se kur ftohet nuk i sheh më!

    Lajmi Paraprak

    “Mallkimi” i trofeve për Harry Kane – historiku i të gjitha finaleve të humbura nga anglezi

    Lajmi i rradhës

    Kush do i paguajë vauçerët për inverter?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë