Mbramja asht larg

    Martin Camaj

    Mbramja ashtë larg
    e ti je atje mbi kodër të blerueme
    ku gurzit që bashin zhurmë
    i përpiu dheu.

    Ti je atje me të bijën e heshtjes
    e me shoqe tjera e mendon për mue.
    Unë jam në detin e tingujve

    e ndër gjujt e mij ndieva
    peshen e tramit tue u ndalue me turr.
    Mandej i lëshova vendin një të vjetri
    e mes tallazit të krahve thashë:
    mbramja ashtë larg e ti andej lumit.

    Heshtja prek qiellin me dorë
    E ti atje mbi kodër të blerueme
    njeh gjurmët e diellit npër qiell. /KultPlus/

    Lajmi Paraprak

    Kurti: Marrëveshja bazë mes Kosovës e Serbisë, avancim drejt njohjes së ndërsjellë

    Lajmi i rradhës

    “Rritet numri i të miturve që përfshihen në vepra kriminale në Shqipëri”, VOA: Ekziston rreziku i shfrytëzimit të tyre nga bandat

    Lajme tjera

    MEDOEMOS

    Poezi nga: Abdulah Sidran (2 tetor 1944 – 23 mars 2024)Përktheu: Ahmet Selmani Çfarë po bën, o bir?Ja,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë