Sulejman Rushiti
Regjisor
Në prag të formimit të qeverisë së re. Në prag edhe të krijimit të programit qeverisës, dua të ndaj me ju disa thekse të cilat mendoj se do ta përmirësojnë gjendjen në Kulturë.
Njëkohësisht të hapim debat më të gjerë për këto çështje. Ditëve në vijim, nga e hëna tjetër do jem edhe nëpër debate, tematike (sepse nuk jam i gjithëdijshëm) ku do të mundohemi bashkë t’i shpalosim idetë që do t’i këndellin institucionet tona kulturore. Me kulturën fillon integrimi evropian.
Ja disa thekse shkurtimisht.
Ndihuni të lirë të jepni idetë tuaja. Disa thekse për reformim të kulturës:
- [ ] Departizimi i kulturës. Talenti dhe puna të jenë përcaktuese e jo përkatësia partiake.
- [ ] Deklientizimi i fondeve ( paratë të shkojnë në produksione cilësore.
- [ ] Ndarja e buxhetit e koncentruar në realizim. Mos ndiqet llogjika të gjithëve nga pak. (rasti i Kosovës ku disa OJQ kanë buxhet vjetor mbi 100 000 eur )
- [ ] Decentralizimi i vendimmarjes për repertorin dhe decentralizimi buxhetit. ( të hiqen komisionet në ministri. Institucioneve tu mdahet buxhet me dotacion. E për repettorin të vendosin bordet dhe drejtorët e institucionit$
- [ ] Decentralizimi i projekteve ( stumulimi i projekteve në rrethe, kulturë e dekoncentruar)
- [ ] Stimulimi i shfaqjeve per fëmijë e të rinj( ku ka mundësi e hapesire themelim të institucioneve të veçanta. Pah në tetove, Manastir etj)
- [ ] Ndarja e fondeve me dedikim për krijimin e shfaqjeve profesioniste në kuadër të qendrave për kulturë dhe buxhet për ftesë të shfaqjeve mysafire.( vendbanimet si : kërcove, Strugë, Dibër, Kavadarci, Prespa, Shtip etj)
- [ ] Financimi i projekteve multidisciplinare me theks te vecant ne industri profitabile si entertainment, gaming
- [ ] Racionalizimi dhe tematizimi i Festivaleve të ndryshme dhe shpërndarja rajonale e barabartë.
- [ ] Identifikimi i hapësirave dhe adaptimi për institucionet kulturore. ( në Gostivar i kemi identifikuar disa onjekte që do të sherbenin: nje për Teatrin, nje per galerine dhe biblioteken dhe një për qendren për kulturë.
- [ ] Decentralizimi i të gjitha qendrave për kulturë dhe reformimi me shembujt evropian.
- [ ] Ligji i tatimit ne fitim te perfshij si shpenzim edhe donacionet per aktivitete kulturore, njësoj si për sport.
- [ ] Krijimi i projekteve të përbashkëta mes Ministrisë për arsim dhe asaj për kulturë për përfshirjen e nxënësve dhe studentëve në aktivitetet kulturore.
- [ ] Ndihmë konkrete fakulteteve të arteve dhe krijim të programeve për ndërkombëtarizim duke afruar studentë nga jashtë.