Edhe pse janë të shkruara para pesë shekujsh, veprat monumentale të Shekspirit vazhdojnë të fascinojnë me gjenialitetin e tij për të njohur kompleksivitetin e natyrës njerëzore dhe me aktualitetin dhe universalitetin e tyre në çdo periudhë kohore.
Vënja në skenë e veprave të Shekspirit gjithmonë paraqet sfidë të madhe për regjisorin dhe teatrin. Një sfidë të këtillë kësaj radhe e ka marr regjisori Kushtrim Bekteshi, premiera e së cilës pritet në muajin që vjen.
Tragjedia “Rikardi i Tretë” trajton anën më të errët të natyrës më të errët njerëzore në luftën për pushtet, hakmarrje dhe sundim tiran ndaj të tjerëve.
Si krijohet një Rikard i Tretë dhe si arrin një figurë kaq e errët të vijë në pushtet? Cila është përgjegjësia kolektive në krijimin dhe “kurorëzim” e një tirani apo autokrati?
A është bullizmi si një realitet shoqëror, te ne dhe në botë, faktor kyç në deformimin e karakterit njerëzor dhe në krijimin e një modeli siç është Rikardi i Tretë, që është në gjendje të shkatërrojë tërë njerëzimin? – këto dhe pyetje të ngjashme do të hap shfaqja, duke trajtuar temat e luftës së përgjakshme për pushtet, kurrupsionin, bullizmin dhe pasojat e tyre.
“Sot kur demokracia globale është e rrezikuar nga regjimet autokrate, kur e vërteta është e rrezikuar nga lajmet e rrejshme, është e domosdoshme të “ngjallim” në skenë Rikardin e Tretë për t’u vetëdijësuar për përgjegjësinë kolektive në parandalimin e një të ngjashmi si ai të “ngjallet në realitetin tonë” dhe me sundimin e tij të rrezikojë lirinë dhe demokracinë tonë.” – thotë regjisori Kushtrim Bekteshi.
Premiera e shfaqjes “Rikardi i Tretë” vjen në skenën e Teatrit tonë në muajin mars.