Sami Frashëri: Gruaja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën e në të majtën librin

    Sot, kujtojmë lindjen e 171-vjetorin e lindjes të atdhetarit, iluministit dhe ideologut të madh të Rilindjes Kombëtare, Sami Frashëri. Ai lindi në Frashër të Përmetit më 1 qershor 1850.

    Ishte një nga djemtë e Halit bej Dakollarit. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Më 1865 së bashku me pesë vëllezërit e tij dhe dy motrat u vendos, në Janinë, ku me vëllanë, Naimin, Sami Frashëri kreu shkollën e mesme greke “Zosimea”, me ç’ rast përveç kulturës së përgjithshme, përvetësoi krahas greqishtes së re e të vjetër edhe gjuhën latine, gjuhën frënge dhe atë italiane.

    Në Tetovë, nga Mahmut Efendiu, mësoi arabisht, persisht dhe turqisht. Më 1872 u vendos në Stamboll ku zhvilloi një veprimtari të gjerë patriotike për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të popullit shqiptar dhe bashkëpunoi me përfaqësuesit më përparimtarë të lëvizjes demokratike-borgjeze turke.

    Ishte një ndër organizatorët kryesorë të “Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare” dhe me themelimin e “Shoqërisë së të shtypurit me shkronja shqip” (1879) u zgjodh kryetar i saj. Vdiq në Stamboll në moshën 54 vjeçare, më 18 qershor të vitit 1904.

    KultPlus ju sjell disa nga thëniet më të njohura nga Sami Frashëri

    • Njerëzit janë të njëjtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.

    • Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqijve.

    • Çdo mizori e ka ditën e vet të gjykimit.

    • Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi; shoku më i mirë libri.

    • Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes. Aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.

    • Njeriun e bëjnë të përhershëm veprat e tij.

    • Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.

    • S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët se të këqijtë.

    • Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij, nuk e do më atë.

    • Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.

    • Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.

    • Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër të keqes që të është bërë.

    • Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.

    • Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.

    • Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.

    • Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten.

    • Thjeshtësia e një gruaje është më e vlefshme se stolitë e të gjitha grave të botës.

    • Shpata e grave është gjuha e tyre, prandaj nuk e lënë të ndryshket.

    • Gruaja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën e në të majtën librin.

    • Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.

    • Shumica e njerëzve, sidomos gratë, nuk i donë ata që i donë por ata që i përbuzin.

    • Vjehrra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.

    • Për dashurin s’ka gjë më të ëmbël se lotët e syve që fshihen me dorën e së dashurës.

    • Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë.

    • Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.

    • S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.

    • Kush i shtrohet gjithkujt është kokëdele.

    • Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.

    • Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.

    • Delen që ndahet nga tufa e ha ujku. 

    Lajmi Paraprak

    Bekim Fehmiu, një ikonë e papërsëritshme

    Lajmi i rradhës

    Diaspora | Jam rikthyer për të kontribuar për vendin tim, të emigroj sërish opsion jo primar

    Lajme tjera

    “Borë e zezë”

    Agron Tufa KATËR QEN TË BARDHË i Katër qenlëshohen rrufeshëmdrejt meje, me mëprishë. Dy tëmëdhenjtëmëarrijnënëmes tëvreshtit. Kam veçnjëshkop frashni…
    Më tepër

    Ose poet, ose asgjë

    Një prej shkrimtarëve më të shquar gjermanë të shekullit të njëzetë, Herman Hesse u lind më 2 korrik…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë