Sami Frashëri, intelektuali më i rëndësishëm i Rilindjes Kombëtare

    Shemseddin Sami, ose Sami Frashëri siç e njohim të gjithë është intelektuali më i rëndësishëm i Rilindjes Kombëtare.

    Veç kësaj, ai ka një rëndësi të veçantë edhe për kulturën turke, pasi si intelektual vendosi theksin mbi rëndësinë e gjuhës turke.

    Shteti osman, me Reformat e Tanzimatit, kishte hyrë në procesin e modernizimit institucional për të formuar një sistem që do të bënte të mundur vazhdimin e shtetit multietnik.

    Sami Frashëri, duke patur parasysh veçoritë e shtetit osman, në shkrimet e veta trajtoi rëndësinë e studimit, zhvillimit dhe të të mësuarit të gjuhës turke si gjuhë të përbashkët në Perandorisë Osmane.

    Në punimet e veta vlen të përmendim Taaşşuk-ı Tal’at ve Fitnat (Dashuria e Talatit me Fitneten, 1872-1873), që është romani i parë në letërsinë turke; fjalorin Kâmûs-i Türkî (1901), fjalor enciklopedik i gjuhës osmane me shpjegim sipas botëkuptimit të ri; Enciklopedia Kamûsü’l-A’lâm, e cila është vlerësuar si anciklopedia e parë turke, etj.

    Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bën të ditur se në bibliotekën e arkivit gjenden veprat e lartpërmendura të Sami Frashërit, ndërsa vlen të theksojmë se për studiuesit e periudhës osmane fjalori enciklopedik Kâmûs-i Türkî është një vepër që nuk e humb asnjëherë vlerën.

    Lajmi Paraprak

    Si ndikon regjimi ushqimor në rënien e flokëve?

    Lajmi i rradhës

    BE pret që RMV të vazhdojë reformat e lidhura me agjendën evropiane

    Lajme tjera

    Fan Noli i panjohur

    Fan Noli është shprehur hapur kundër bashkimit kombëtar të territoreve dhe pjesëve të kombit që mbetën jashtë kufijve…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë