Seriali i bazuar mbi një tragjedi si ajo në Koçan

    Seriali “The Endless Night” është një serial brazilian i vitit 2023, i cili trajton pasojat e një zjarri tragjik në një klub nate, ku humbën jetën 242 persona. Seriali fokusohet në përpjekjet e familjarëve të viktimave për të kërkuar drejtësi pas kësaj ngjarjeje shkatërruese.

    Ngjarja e përshkruar në këtë serial ngjason me tragjedinë e ndodhur në Koçan, Maqedoni e Veriut, ku një zjarr në një diskotekë shkaktoi vdekjen e 59 personave dhe plagosjen e mbi 150 të tjerëve. “The Endless Night” është i bazuar në ngjarje të vërtetë. Ai trajton tragjedinë e zjarrit në klubin Kiss në Santa Maria, Brazil, që ndodhi më 27 janar 2013. Në atë natë fatale, 242 persona humbën jetën dhe mbi 600 të tjerë u plagosën, kryesisht të rinj dhe studentë.

    Seriali përshkruan jo vetëm momentet dramatike të zjarrit, por edhe përpjekjet e familjarëve për të kërkuar drejtësi dhe neglizhencën e institucioneve që çoi në këtë katastrofë. Historia është e bazuar në hetime, dëshmi dhe një libër të titulluar “Todo Dia a Mesma Noite” (Çdo Ditë e Njëjta Natë) nga gazetarja Daniela Arbex.

    Të dyja ngjarjet tragjike nxjerrin në pah rëndësinë e masave të sigurisë në ambientet publike dhe nevojën për përgjegjësi institucionale në parandalimin e tragjedive të tilla.

    Lajmi Paraprak

    Një reflektim mbi rolin, keqkuptimin dhe perceptimin publik të muzikës serioze në ditët e zisë

    Lajmi i rradhës

    Gjermania gati për ndihmë për lumin Vjosa në Shqipëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë