‘Sime shoqe’

    Mitrush Kuteli

    Kaq afër jemi, por kaqë larg
    Të lutem mos më prit-
    Na ndajnë terre rreth e qark
    Dhe yll për mua s’ndrit.

    Përse ta lidhësh fatin tënd
    Me një pafat si unë,
    Kur di se emri im u shëmb
    Me dhunë e me përdhunë?

    Pra hidhe hapin guximtar
    Ndaj jetës së gëzuar.
    Dhe më harro këtu, në varr,
    Të vdekur pa mbuluar.

    Se unë pres, përças po pres
    Një udhë fort të gjatë
    Dhe një të martë, në mëngjes,
    Do hidhem nëpër natë.

    Nëpër një natë që s’ka mbarim
    Po qetësi për jetë:
    Pushim…harrim…pushim…pushim…
    Në prehjen e vërtetë. 

    Lajmi Paraprak

    Dëbohen nga Gjermania 70 shqiptarë nga Kosova e Shqipëria

    Lajmi i rradhës

    Makinat heroike

    Lajme tjera

    Pengimi i letërsisë

    Nga: George Orwell (Polemics, nr. 2, janar 1946)Përktheu: Granit Zela Rreth një vit më parë mora pjesë në një…
    Më tepër

    Arvanitët!

    Kur flasim për Greqinë, doemos që përmendim arvanitët të cilët shteti grek i mohon në çdo mënyrë. Megjithatë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë