Suedia fituese e ‘Eurovision 2023’

    Ka mbaruar nata e madhe e garës së muzikës evropiane, Eurovision 2023.

    Ngjarja e cila sivjet u mbajt në Liverpool të Anglisë, mirëpriti në finale plot 26 shtete (pesë prej të cilave u kualifikuan automatikisht, 20 të tjera që arritën kualifikimin nga netët gjysmëfinale si dhe vendi fitues i vitit të kaluar, Ukraina).

    Fituese e Eurovision 2023 u shpall Loreen nga Suedia me këngën “Tatto”.

    Ata morën pikë të shumta nga juritë profesionale të shteteve pjesëmarrëse, por rezultati kaloi në epërsi edhe me votat e publikut, ku gjithsej grumbulloi 583 pikë.

    Në vend të dytë u rendit Finlanda me gjithsej 526 pikë e në vend të tretë Izraeli me 362 pikë.

    Vendi i katërt i takoi Italisë me 350 pikë si dhe në vend të pestë u rendit Norvegjia me 268 pikë.

    Shqipëria, e cila u përfaqësua nga Albina dhe familja Kelmendi u rendit në vend të 22-të me gjithsej 76 pikë.

    Loreen duhet theksuar që është rikthyer në Eurovision pas 11 viteve.

    Ajo ka qenë fituese e këtij konkursi në 2012 me “Euphoria”.

    Lajmi Paraprak

    Pse nuk duhet ta lini karikuesin në prizë

    Lajmi i rradhës

    Gjatë vitit 2023 janë dhënë më shumë leje ndërtimi se në vitin 2022

    Lajme tjera

    “Letër babait”

    Franz Kafka I dashur baba… Isha fëmijë frikacak; por edhe kokëfortë, siç janë fëmijët.Padyshim, mamaja m’i plotësonte tekat,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë