TI QË BËRE PADREJTËSI

    Poezi nga: Czeslaw Milosz
    Përktheu: Agron Shala

    Ti që bëre padrejtësi ndaj një njeriu të thjeshtë
    Që për krimin shpërtheve në të qeshura,
    Dhe që rreth vetes mbajte një turmë budallenjsh
    Për të përzier të mirën me të keqen, për ta mjegulluar kufirin,

    Ndonëse të gjithë përuleshin para teje,
    Duke thënë se virtyti dhe urtësia ta ndriçonin rrugën,
    Duke farkëtuar medalje ari për nderin tënd,
    Të lumtur që kishin mbijetuar edhe një ditë,

    Mos u ndiej i sigurt. Poeti mban mend.
    Mund ta vrasësh njërin, por lind një tjetër.
    Fjalët janë shkruar, vepra, data.

    Dhe më mirë të të zinte një agim dimri,
    Një litar dhe një degë e përkulur nën peshën tënde.

    Uashington, 1950 -Telegrafi-

    Lajmi Paraprak

    A rrezikon Serbia një varësi të re energjetike?

    Lajmi i rradhës

    Bashkia e Pustecit paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me VMRO DPMNE-në në Shqipëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë